Situata me Fruthi në Shqipëri/ Mjeku epidemiolog në Vlorë: Deri tani s’kemi asnjë rast, prindërit të vaksinojnë fëmijët

Në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar me fruth. Shefi epidemiologjisë, Agron Bashllari thotë se në këtë drejtim ka ndikuar vaksinimi i popullsisë, pasi fruthi është një virozë që prek vetëm personat e pavaksinuar.

Fruthi konsiderohet virozë e rrezikshme pasi një person i infektuar me të, mund të infektojë 20 apo 30 persona të tjerë. Epidemiologu rendit disa nga shenjat e para që paraqet fruthi, si dhe mënyrat për të parandaluar në kohë.

Një thirrje mjeku epidemiolog e ka për ata prindër që refuzojnë te vaksinojnë fëmijët ose vonojnë procesin e vaksinimit në kohë.

Fruthi është kthyer ne shqetësim në rang vendi.Është një virozë që vjen nga rrugët respiratore me një përqindje të lartë shpërndarjeje në popullat, por edhe simptoma të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e njeriut.

 

Burimi-balkanweb.com

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak