Skandal/ I sëmuri me tuberkuloz duhet t’i marrë ilaçet në Prizren

indrit-karaj

Blertina Koka / Shendet+

Të sëmurët me tuberkuloz vazhdojnë të vuajnë mungesën e medikamenteve. Edhe pse Ministria e Shëndetësisë pati premtuar që në muajin korrik se do ta zgjidhë shumë shpejt problemin e ilaçeve për të sëmurët me turbekuloz (lexo këtu), gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Rasti i fundit është denoncuar sonte tek emisioni investigativ “Stop”, ku një i ri nga Kamza është ankuar se ka një javë që nuk merr ilaçet, edhe pse ato duhet të mos ndërpriten asnjë ditë.

Robert Karaji vuan nga një ftohje e rëndë turbekulozi. Ai ka një javë që endet nga një spital në tjetrin, nga dispanseria e Kamzës në Sanatorium, për të gjetur ilaçet por pa asnjë zgjidhje.

“Kam qenë i shtruar para një muaji me ftohje të vjetër turbekulozi. Kam marrë kurimin për dy muaj. Tani paraqitem pranë dispancerisë Kamëz dhe më thonë që nuk ka ilaçe. Më pas i jam drejtuar Sanatoriumit. Kam shkuar atje dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo kurë nuk duhet të ndërpritet asnjë ditë dhe tani unë kam një javë që nuk kam kurim”, tregon Indriti.

Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje, Indriti ka kërkuar ndihmën e gazetarëve të emisionit “Stop”, të cilët e kanë çuar çështjen deri në fund.

Ai i është drejtuar spitalit të Sanatoriumit së bashku me gazetaren, ku kanë takuar drejtorin e këtij spitali, Perlat Kapisyzi, dhe mjeken përgjegjëse.

Ata thonë se mungesa e medikamenteve vjen si pasojë e ligjit të prokurimit dhe se ilaçet gjenden në Prizren.

“Ka mungesë sepse ligji i prokurorimeve nuk e krijon të bëhet blerje direkte dhe problemi është në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne e kemi lënë që për këto raste, kemi bashkëpunim me dispancerinë e Prizrenit, që do shkojnë t’i marrin aty ilaçet”, shprehet dr. Kapisyzi.

“Ilaçet për djalin i sigurojmë për momentin nga programi Kombëtar i Kosovës, deri sa të na vijnë medikamentet tona dhe asnjë pacient nuk është pa mjekim, të gjithë shkojnë edhe i marrin atje”, shpjegon mjekja përgjegjëse.

Vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop”, Indriti arrin të marrë medikamentet, të cilat i vijnë direkt nga Prizreni.

Gazeta “Shëndet+” ka denoncuar para një viti problemin e mungesës së trajtimeve të pacientëve me turbekuloz në spitalin e Sanatoriumit, të cilët detyrohen t’i bëjnë analizat në Kosovë.

Turbekulozi, pacientët shqiptarë çohen për trajtim në Kosovë

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret