Skandal në spitalin e Durrësit, ilaçe vetëm për operacionet urgjente

Denisa Canameti / gazeta “Shëndet+”

Nëse Trauma prej dy ditësh është gjendur në krizë për medikamente, spitali i Durrësit ka muaj në këtë situatë.

Spitali i Durresit

Mungesa e medikamenteve, apo mosfunksionimi i laboratorëve, janë disa nga problemet që kanë sjellë bllokimin e punës së mjekëve, e për rrjedhojë lënien e pacientëve në listë pritjeje.

Gazeta “Shëndet +” e ka denoncuar problemin edhe para disa javësh (lexo këtu). Por si duket situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

“Operacionet ka disa javë që i shtyjmë, ata që janë me planifikim. Jemi të përqendruar të rastet urgjente. Kur u bë publike njëherë në media na sollën furnizim dhe me ato që na sollën zgjidhëm rastet që kishin pritur më gjatë. Tani, ka ditë që nuk ka asgjë dhe mezi mbyllim urgjencat”, shprehen burimet jozyrtare brenda spitalit të Durrësit.

“Problem është edhe laboratori. Shumë analiza nuk kryhen. T’u thuash pacientëve që të shkojnë në privat, duket sikur po e bëjmë për interesa tona. Dhe krijohet konflikt”, tregojnë ata për gazetën “Shëndet+”.

Edhe pse në këtë spital janë kryer disa investime në vlera shumë të mëdha parash, duket se gjendja vazhdon të jetë e rëndë./ https://shendeti.com.al/ 

Durrës, s’ka anestezist, anulohen të gjitha operacionet

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak