Skarlatina, format e trajtimit

Cilat janë metodat e trajtimit të skarlatinës dhe çfarë duhet patur parasysh për një përmirësim sa më të shpejtë të fëmijës?

Përgjigjet mjekja pediatër, Griselda Toçi

Pjesa më e madhe e simptomave të etheve të kuqërremta ose skarlatinës vetëshërohen brenda një jave dhe pa praninë e mjekimit. Mirëpo është shumë e rëndësishme të merret një kurë e plotë me antibiotikë edhe nëse simptomat janë qetësuar dhe duket sikur fëmija është shëruar, kjo pasi terapia është e rëndësishme për të zhdukur infeksionin dhe për të reduktuar rrezikun e shfaqjes së ndërlikimeve nga infeksioni streptokoksik i kaluar.

Trajtimi normalisht përfshin një kurs 10 ditor terapi orale me antibiotikë, zakonisht penicilinë ose në rast alergjie nga penicilina mund të përdorët eritromicina ose një antibiotik tjetër i përshtatshëm . Zakonisht temperatura do të stabilizohet brenda 12-24 orëve pas fillimit të dozës parë të antibiotikut dhe pas 4-5 ditëve nën terapi pacienti i rikthehet normalitetit.

Nëse brenda 24-48 orëve nga fillimi i antibiotikut fëmija nuk ka përmirësim duhet kontaktuar patjetër mjeku pediatër pasi në rast terapie joefektive ekziston risku i komplikacioneve të mundshme. Duhet theksuar se 24 orë pasi pacienti fillon antibiotikun risku i të qenit burim infeksioni dhe përhapës i sëmundjes ka kaluar, por gjithsesi regjimi i shtëpisë duhet ruajtur deri në përfundim të plotë të terapisë. Pasi është filluar terapia me antibiotikë mund të ndërmerren hapat për qetësimin e simptomave klinike. Nëse pacienti ka dhimbje fyti, ushqyerja është e vështirë dhe për të ruajtur një hidratim të fëmijës i duhen dhënë sa më shumë lëngje. Paracetamoli ndihmon në uljen e temperaturës dhe reduktimin e dhimbjeve. Mund të përdoret një pomadë freskuese që të reduktohen të kruarat./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo