Skuqja e fytyrës nga dermatiti seborraheic, si kurohet?

Nga mjekja dermatologe Ardiana Sinani

Një patologji tjetër mjaft e hasur që shoqërohet me skuqje të lëkurës së fytyrës dhe në përqindje më të lartë të meshkujt, është dhe dermatiti seborrheic. Një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës (ajo që quhet zbokth), madje edhe në trup.

meshkuj burrePersonat që e kanë këtë patologji, shpesh vihen në siklet në ambientet sociale për shkak të fytyrës së tyre të skuqur, të yndyrshme dhe të mbuluar me skuama të imta (copëza lëkure të bardhë të ngjashme me zbokthin). Kjo patologji është e lokalizuar më tepër në atë që quhet zona T në fytyrë, aty ku janë dhe më së shumti gjendrat e yndyrës.

Ekspozimi në diell duket se e përmirëson këtë patologji.

Ku konsiston trajtimi mjekësor i saj?

Ndërsa trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e pomadave që kanë në përbërje ketoconazol apo ciclopirox (përbërje antimykotike), përdorimi i pomadave me kortizonikë të dobët duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Gjatë fazave të acarimit të patologjisë, mjaft efektive janë përdorimi i itrakonazolit, ketokonazoloi apo flukonazoliy (barna antimykotike) në rrugë sistemike për format e rënda të patologjisë, kurse zbokthi i kokës trajtohet me përdorimin e shampove që në përbërje të tyre kanë selenium sulfide (2.5%), ketoconazole, ciclopirox acid salicylik, tar, selenium, sulfur ose zink.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer