Skuqja e fytyrës s’më është larguar, ç’të bëj?

Përshëndetje! Jam kontrolluar te doktoresha e dermatologjisë dhe jam diagnostikuar me Dermatitis seborroika. Kam përdorur farmacyclin dhe vitamin B6, nuk më kanë ndihmuar. Kam shkuar te një doktoreshë tjetër, më ka dhënë të njëjtën diagnozë. Më dha për të përdorur Shampo ketokonazol dhe Rojazol për demodex, pasi me anë të analizave ka gjetur rosacea fytyre e kuqedemodex. Shampoja ma ka larguar puritin nga koka, edhe rojazoli më duket që ka ndikuar në demodeks, pasi nuk kam më pore në fytyrë. Kam shkuar te doktoresha sërish para dy javësh dhe më rekomandoi vazhdimin e përdorimit të shampos, ndërsa rojazolin ma hoqi. Gjithashtu, më nisi një terapi të re: një përzierje e Pantenolit me hidrokortizon. Kam dy javë që e përdor, por skuqjen në fytyrë nuk ma ka larguar. 

Përgjigjet mjekja dermatologe Ardiana Sinani

Dermatiti seborrheic është një dermatoze kronike, me peridha acarimi dhe përmirësimi. Mjekimi është vetëm përmisues, por jo kurues përfundimtar. Peridha e ngrohtë e verës dhe rrezatimi diellor UVB e përmirësojnë sëmundjen, ndërsa periudha e dimrit dhe i ftohti e acarojnë atë. Ndërsa, përsa i përket skuqjes së lëkurës, duhet të kontaktoni sërish mjekun dermatolog për t’ju dhënë një mjekim të përshtatshëm për të.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare