Skuqje e fytyrës, ç’duhet të bëj?

skuqje 2

Jam një vajzë 28 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që më është shfaqur këto kohët e fundit. Në periudhën e plazhit, fytyra me skuqet shumë dhe në zonën ku shfaqen njollat e kuqe, kam kruajtje të lehtë. Doja të dija se çfarë duhet të bëj për të trajtuar këto probleme?
SAJMIRA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun dermatolog Selman Lirëza:
“Së pari doja t’ju thosha se shenjat që shfaqni ju, ngjasojnë me dermatitet alergjike. Megjithatë nuk mund të përdorni asnjë gjë pa u konsultuar më parë me një mjek dermatolog, në mënyrë që të përcaktoni qartë diagnozës dhe më pas të bëni dhe trajtimin e duhur . Mjekimi për dermatitet alergjike bëhet sipas fazës së kapjes së sëmundjes. Mjekimi është lokal ose i përgjithshëm, por zakonisht mund të rekomandohen të dyja. Si mjekim lokal përdoren antiseptikët, pomadat me kortizonikë e antibiotikë, antihistamikë etj. Nëse kapet dhe trajtohet në kohë, dermatiti alergjik, mund të kurohet mjaft mirë brenda 7-10 ditësh. Gjithësesi ju sa më parë duhet të bëni një vizitë, në mënyrë që të parandaloni dhe ndërlikimet e mundshme që mund të shfaqen”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?