SMECTIDRAL kundër Diarresë

Me veprim antidiarreik dhe zbutës për trajtimin e gastroenteriteve akute dhe kronike.

Pa veprim sistemik.

  • Faqja 08Zvogëlon frekuencën dhe episodet diarreike.
  • Ndihmon detoksifikimin e ambientit gastrointestinal.
  • Parandalon dehidrimin.

SMECTIDRAL

  • Diosmectite 3g + elektrolite.
  • Pluhur për suspension oral ekstempore
  • 30 bustina

Indikacioni

Diarre akute dhe kronike dhe çrregullime gastrointestinal me simptomatologji të dhimbshme

Mekanizmi i veprimit

Një bustinë “Smectidral” përmban diosmecitide dhe elektrolite. Diosmectide është një lloj argjile natyrore me strukturë kristaline me fuqi përthithëse duke mundësuar inkorporimin brenda saj të lëngjeve prezente në lumenin intestinal duke rritur konsistencën e feçes dhe vonuar jashtëqitjen. Elektrolitet në doza të balancuara rregullojnë ekuilibrin e elektroliteve në zorrë.

Dozimi i rekomanduar

Të rriturit:

1 bustinë në 50-100 ml ujë, 2-3 herë në ditë, për 10 ditë maksimumi.

Fëmijët:

Më të vegjël se 1 vit: një bustinë në ditë për 10 ditë maksimumi.

Ndërmjet 1 dhe 2 vjet: 1-2 bustina në ditë, për 10 ditë maksimumi.

Më të rritur se 2 vjet: 2-3 bustina në ditë, për 10 ditë maksimumi.

Përbërësit aktiv për 1 bustinë

Diosmectide – 3.00g

Klorur natriumi – 0.263 g

Klorur kaliumi – 0.0373 g

Citrat kaliumi anhider – 0.162 g

Citrat natriumi- 0.147 g

Glukozë (dekstroze anhider)- 1.982 g

 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)