Soda e bukës, lehtëson dhimbjet e artritit

Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një studim i ri. Ky përbërës kryesor i kuzhinës, që njihet gjithashtu si soda bikarbonate, mund të parandalojë dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid dhe inflamacioni, ka zbuluar një studim i ri. Pas vetëm 2 javësh pasi konsumuan ujë me sodë buke, njerëzit prodhuan më pak qeliza autoimunitare që nxisin inflamacionin dhe e përkeqësojnë atë. Autori i studimit, dr. Paul O’Connor, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, thotë: “Ndryshimi nga inflamator në antiinlamator ndodh kudo. E vërejmë në veshka, shpretkë, gjak. Është një mënyrë potenciale e sigurt për të trajtuar sëmundjen inflamator”.

Simptomat e zaknoshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën.

Artriti reumatoid prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Gratë janë më shumë se 3 herë më të rrezikuara se meshkujt për të zhvilluar këtë sëmundje. Ata me histori familjare të artritit reumatoid gjithashtu janë më vulnerable.

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike ku sistemi imunitar bën që trupi të sulmojë veten, duke shkaktuar ënjtje, ngurtësim dhe dhimbje të kyçeve. Artriti reumatoid, forma e dytë më e zakonshme e artritit, fillon mes moshës 40-50 vjeç, ku godet zakonisht duart, kyçet dhe gjunjët.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis