Blerina Bombaj, dietologe
Në vetëm 1 filxhan speca të kuq, ju keni marrë dyfishin e nevojave ditore në vitaminë C. Kjo vitaminë shërben si një nga antioksiduesit më të fuqishëm në organizëm duke mbrojtur nga radikalet e lira, veçanërisht ato që shkaktohen si pasojë e
duhanpirjes. Gjithashtu, vitamina C është përbërës kyç në ndërtimin e kolagjenit të lëkurës, si dhe në funksionin e sistemit imunitar. Përfitoni nga prania e bollshme e specave të kuq në treg. Ja një recetë si mund t’i shijoni:
Speca të kuq me salcë vinegret
- 12 speca te kuq
- 1 copë limon
- 2 lugë të mëdha vaj ulliri
- 2 açuge të konservave
- pak piper të freskët
- 1 tufë erëza të freskta (rozmarinë, borzilok, diozmë etj)
Përgatitja:
Largoni farat nga specat, i prisni në copëza dhe i piqni në zgarë ose në furrë derisa të zbuten.
Në një tigan mbi zjarr të ulët, hidhni vajin e ullirit dhe açuget. I gatuani sa të shkrihen açuget në vaj dhe fikni zjarrin. I hidhni limonin, piperin dhe erëzat dhe përziejini.
Shërbeni specat me salcën vinegret për të shoqëruar mishin apo peshkun.


