Kryefaqja Shendeti a-z A Speci djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit, mesit dhe diabetit

Speci djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit, mesit dhe diabetit

0
Shpërndaje

Sot, kremrat dhe pomadat me kapsaicinë përdoren në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë për largimin e dhimbjes së artritit dhe zjarrit të natës (herpes zosteri)

Përshtati në shqip për shendeti.com.al: Arlinda Gjypi

Amerikanët etnikë e kanë përdorur specin djegës si ushqim dhe si ilaç për 9000 vitet e fundit. Shija djegëse e specit vjen për shkak të përbërësit të njohur si kapsaicinë, i cili ndihmon në uljen e dhimbjeve.

spec djegesSpeci djegës është një erëz shumë e rëndësishme, sidomos në kuzhinën e Azisë Juglindore, Kinës, Italisë Jugore dhe Meksikës. Speci djegës është përdorur gjithashtu në mjekësinë indiane, kineze, japoneze dhe koreane, si një mjekim për problemet e stomakut, oreksin e dobët dhe problemet e qarkullimit të gjakut. Ai gjithashtu është aplikuar në lëkurë për dhimbjet e muskujve dhe të artritit. Sot, kremrat dhe pomadat me kapsaicinë (përbërësi kryesor i specit djegës) përdoren në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë për largimin e dhimbjes së artritit dhe zjarrit të natës (herpes zosteri). Kapsaicina është gjithashtu një përbërës kyç i përdorur në shumë sprai vetëmbrojtës.

Kundër dhimbjeve

Kapsaicina ka veti të fuqishme kundër dhimbjeve kur aplikohet në lëkurë. Ajo ul sasinë e substancës P, një kimikat i trupit që i dërgon mesazhet e dhimbjes trurit. Kur ka më pak substancë P, mesazhet e dhimbjes nuk arrijnë në tru dhe ju ndiheni më mirë. Kapsaicina rekomandohet shpesh për gjendjet e mëposhtme:

Osteoporosis of the knee joint.Osteoartritit dhe artritit reumatoid, si dhe dhimbjet e muskujve dhe kyçeve nga fibromialgjia apo shkaqe të tjera.

Dhimbjet e nervave nga zjarri i natës dhe gjendje të tjera të dhimbshme të lëkurës që ndodhin pas fluskave në lëkurë, janë larguar. Kërkimet janë të ndryshme. Konsultohuni me doktorin tuaj për të mësuar nëse pomadat me kapsaicin janë të përshtatshme për ju.

Dhimbjet pas kirurgjisë si mastektomia (heqja e gjirit) ose amputimi (prerja e një gjymtyre).

Dhimbjet nga dëmtimi i nervave në këmbë nga diabeti, i quajtur neuropatia diabetike periferike.

Sidoqoftë, kapsaicina nuk funksionon në neuropatitë periferike të HIV-it.

Dhimbjet e mesit. Studime të ndryshme kanë treguar se kremrat me kapsaicinë mund të ulin dhimbjen e mesit.

Psoriasis

Kremrat me kapsaicinë mund të ulin kruarjen dhe inflamacionin nga psoriasis, një sëmundje lëkure që zakonisht shfaqet me lëkurë të kuqe të mbuluar me kore të bardha.

Humbje peshe

Disa studime kanë sugjeruar se suplementet me kajen mund të ndihmojnë për të luftuar urinë dhe i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur. Jo të gjithë studiuesit janë dakord me këtë fakt dhe shumë studime janë kryer për kapsaicinën të kombinuar me përbërës të tjerë, duke mos e dalluar dot nëse ishte vetë kapsaicina përgjegjëse për rënien në peshë. Në këtë drejtim nevojiten studime të mëtejshme.

Përdorime të tjera

Në formulat homeopatike veçanërisht të ndjeshme, kapsaicina mund të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve të veshit (otit i mesëm). Studimet paraprake thonë se kapsaicina mund të ndihmojë në trajtimin e urthit. Gjithsesi duhen studime të tjera për këtë.

Kapsaicina është studiuar edhe për trajtimin e problemeve të qarkullimit të gjakut (për shembull, sëmundjet e zemrës nga ateroskleroza apo pllakëzat që bllokojnë artieret për në zemër) dhe uljen e rrezikut për ritëm jonormal të zemrës.

Studimet paraprake sugjerojnë se kapsaicina ka veti antitumorale dhe mund të luajë një rol në trajtimin e disa kancereve, të tillë si ai i zorrës së trashë, prostatës dhe kancereve gastrointestinale.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here