Spinaqi i kuq, perimja që lufton aneminë dhe shumë sëmundje të tjera

Të gjithë kemi njohuri për përfitimet shëndetësore të spinaqit të gjelbër. Por, a jeni në dijeni të spinaqit të kuq dhe vlerave të tij ushqyese?

Nëse jo, ja disa prej benefiteve të shumta të këtij spinaqi:

Përmirëson tretjen

Spinaqi i kuq përmirëson procesin tuaj të tretjes dhe përmirëson shëndetin e zorrës së trashë. Ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut dhe parandalon kancerin e zorrës së trashë, diabetin dhe kolesterolin.

Lufton aneminë

Konsumimi i rregullt i spinaqit të kuq mund të përmirësojë nivelin e hemoglobinës dhe të pastrojë gjakun tuaj, duke rezultuar në përmirësimin e natyrshëm të qarkullimit të gjakut.

Përmirëson funksionin e veshkave

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e rregullt e spinaqit të kuq mund të përmirësojë funksionimin e veshkave, kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave.

Trajton astmën Beta-karoteni është shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve kronike. Spinaqi i kuq ka një përmbajtje të mirë të lëndëve ushqyese si dhe beta-karoten që mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së astmës.

Trajton ethet

Konsumimi i spinaqit të kuq gjatë etheve mund të ndihmojë në rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e tij në një temperaturë normale.

Trajton kolesterolin

Duke qenë një perime fibroze, spinaqi i kuq ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në trupin tuaj. Tokotrienolet në vitaminën E reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq, duke ndihmuar kështu trupin të mbajë një ekuilibër në nivelet e kolesterolit.

Përmirëson shëndetin e syve

Vitamina E është thelbësore për shëndetin e syve, pasi mund të përmirësojë shikimin.

Përmirëson gjëndjen e lëkurës

I pasur me vitaminë C, spinaqi i kuq zhvillon kolagjenin i cili mund të veprojë si një antioksidant.

Forcon rrënjët e flokëve

Spinaqi forcon rrënjët e flokëve, duke reduktuar dukshëm sasinë e rënies së tyre.

Përmirëson shëndetin e zemrës Fitosterolet në spinaqin e kuq luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. Ndihmon në uljen e niveleve të presionit të lartë të gjakut dhe vepron si një antidot kundër zhvillimit të çdo sëmundjeje kardiovaskulare.

Ndihmon gjatë shtatzënisë

Konsumimi i spinaqit të kuq përmirëson jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit. Gjithashtu ndihmon në rritjen e prodhimit të qumështit.

 

Postime të ngjashme

Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Pse shega konsiderohet si "superushqim"
3 pjesët e trupit që duhet t’i lani çdo ditë
5 shenja që tregojnë se po përjetoni depresion sezonal
Kur mund të klasifikohen arrat si të rrezikshme për shëndetin?
Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat