Kryefaqja Box 4 Spinaqi, ja pse duhet ta konsumoni më shumë!

Spinaqi, ja pse duhet ta konsumoni më shumë!

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

spinaqiSpinaqi nuk është i mirë vetëm për formimin e muskujve të fortë,  ai sjell përfitime të shumta shëndetësore.

Sipas një studimi të vitit 2015, hulumtuesit nga Universiteti Rush në Çikago, dolën në përfundimet se konsumimi i përditshëm i kësaj barishte, mund të ruajë në mënyrë të konsiderueshme funksionin e trurit. Në mënyrë të veçantë, personat që kanë konsumuar nga ky perim çdo ditë, kishin aftësi njohëse të barasvlershme me 11 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale. Sipas kontrolleve të bëra, personat të cilët nuk hanë zarzavate me gjethe, përballen me rënien e aftësisë njohëse.

Përfitimet e shëndetësore që spinaqi i sjell trurit janë të mëdha, kjo për shkak të nivelit të lartë të vitaminës K, vitaminës B, të cilat zvogëlojnë inflamacionin, rrisin aftësinë për të mbajtur mend, si dhe përqëndrimin.

Spinaqin mund ta konsumoni si sallatë ose ta shtoni si përbërës për lëngjet që përgatisni në shtëpi.

Burimi: http://www.loveyourbrain.com/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here