Spitali infektiv, mungesë mjetesh për testimin e IST-ve

arjan-harxhiSpitali infektiv ndeshet sot me një mori problematikash të shumta duke filluar nga mungesa e testeve, e barnave apo edhe mungesa e një stafi të specializuar përsa i takon trajtimit dhe diagnostikimit të Infeksioneve Seksualisht të Trasmetueshme. Këto fakte i ka pohuar për gazetën “Shëndet Plus” mjeku infeksionit në QSUT, Arjan Harxhi.

“Duhet të ekzistojë një strategji kombëtare për menaxhimin e IST-ve për shkak të impaktit të madh që kanë këto infeksione në shëndetin publik. Për një pjesë të IST-ve nuk ofrohet testimi. Aktualisht në QSUT pranë Spitalit Infektiv realizohet vetëm testimi për sifilizin, por medikamenti bazë për trajtimin e tij (benzanti-penicilina)  nuk disponohet në listën e barnave të QSUT dhe nuk rimbursohet.

“Pacientët janë të detyruar ta sigurojnë në rrugë private duke e blerë në farmaci. Po ashtu kapacitetet për diagnozën e klamidias janë shumë të mangëta, pasi nuk kanë hyrë ende metodat që përdoren në perëndim, aktualisht klamidia “testohet” vetëm me anë të testeve të shpejta nuk behën analiza të mirëfillta.

“Ne e mjekojmë duke u bazuar mbi këto teste të shpejta ose duke u mbështetur në shenjat klinike që kanë pacientet. Është një problem madhor përcaktimi i diagnozave etiologjike. Një tjetër problematikë mbetet mungesa e një stafi të specializuar, një stafi që të ofrojë konfidencialitet dhe të jenë përgjegjës sepse trajtimi i një IST-je nuk është thjesht një trajtim mjekësor, por është njëkohësisht edhe trajtim social, emocional, psikologjik etj.”/ Aishe Thartori

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
“Kam takuar pacientët e Onkologjikut pa zhurmë dhe media” – Ministrja e Shëndetësisë: Është rialokuar fond 200 mln lekë për barnat
Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë
Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë