“Spitali të na trajtojë si njerëz”

QSUT Kardiologjia Liljana HaziziLiljana pret jashtë derës në stolat e vendosur për pacientët që duhet të kryejnë ekon e zemrës në QSUT. Është e merakosur pasi bashkëshorti i saj, Agroni, përveç zemrës vuan edhe nga tensioni i lartë. Ajo pohon madje se mbrëmë ka qenë shumë keq me këtë të fundit dhe qëndrimi për aq gjatë në një ambient të tillë, frikësohet se do t’ia përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore. Herë pas here e telefonon dhe e pyet sesi është dhe mundohet ta bindë që të dalë jashtë për t’u qetësuar, të marrë pak ajër të pastër, të hajë diçka dhe të pijë ilaçet.

“Ka që në orën 10 e gjysmë që është futur për të bërë ekon. I kanë izoluar në një dhomë dhe temperaturat aty mund të jetë mbi 30 gradë, po ju bie të fikët e po dalin një nga një jashtë për të marrë veten, siç doli një zonjë pak më parë. Mirëpo doktoresha e ekos po merr vazhdimisht njerëz të tjerë nga jashtë e po i fut brenda. A mos duhet të paguaj edhe unë që të mbaroj punë si këta të tjerët? Këto që janë të planifikuar po qëndrojnë brenda, deri më tani dhe nga këto persona vetëm 2 kanë bërë ekon deri më tani që po shkon ora 1 e drekës. Kjo situatë është anormale, dhe në burg apo në kampet e përqendrimit të kishim qenë nuk do të veprohej në këtë mënyrë. Është një torturë e vërtetë, im shoq e ka pasur  tensionin mbrëmë 27, nuk ka qenë mirë. Kemi 3 javë që presim këtë ditë dhe jo vetëm nuk po mbarojmë dot punë por do kam frikë se do t’i rritet tensioni sërish dhe mund të ndodhë ndonjë gjë edhe më e keqe”, thotë Liljana./Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste
Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar
Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n