Spondiliartroza dhe komplikacionet që sjell

Spondiliartroza është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis 2 sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale.

spondiliartrozaKomplikacionet

Komplikimi më serioz i spondiliartrozës, i cili është mjaft i vështirë në korrigjim, është hernia diskale. Mjekimi i spondiliartrozës konsiston në dy qëllime: parandalim të zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes (deformimit të shtyllës kurrizore dhe mjekim kundër dhimbjes).

Një vend të veçantë në parandalimin e zhvillimit të saj luan fizioterapia e shtyllës kurrizore, që konsiston: edukimin për mbajtjen në pozicion normal të trupit (shtyllës) gjatë qëndrimeve ulur për një kohë të gjatë,

ndalim të ngritjes të peshave të rënda, me qëllim parandalimin e deformimeve të shtyllës,

masazh në periudhën e dhimbjeve dhe ushtrimeve të veçanta për të zhvilluar muskujt që ndodhen midis vertebrave, zhvillimi i mirë i të cilave do të ulë “fërkimin” e vertebrave me njëra-tjetrën gjatë lëvizjeve, duke bërë të mundur jo vetëm parandalimin e deformimeve të mundshme të vertebrave, por edhe ruajtjen e aftësisë për të kryer aktivitetet normale të përditshme.

Medikamentet që parandalojnë avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes janë ato të grupit të anti inflamatorëve jo asteroide. Nga disa prej tyre do të qe e vlefshme të përmendeshin: aspirina, indometacina, napronxene etj.

Fakt është që industria farmaceutike punon vazhdimisht në përmirësmin e cilësive të këtij grupi medikamentesh, ndër të tjera në parandalimin e efekteve anësore – ku më i rëndësishmi është pezmatimi i stomakut. Pra, mjekimi i spondiliatrozës është profilaksia (që synon në parandalimin e sëmundjes apo acarimit të saj) dhe fizioterapia.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis