Stimuloni rritjen e flokëve me kura shtëpiake

Shumë nga ushqimet që janë pjesë e gatimeve tuaja të përditshme mund të jenë të dobishme për rritjen e flokëve. Ja disa kura efektive:

maske flokeshme vezeVezët: janë të pasura me squfur si dhe proteina e minerale të tjera (selen, zink, hekur, jod). Vezët janë të dobishme në procesin e rritjes së flokëve veçanërisht kur kombinohen me vaj ulliri. Përgatiteni vetë pastën në shtëpi duke përzier një të bardhë veze me një lugë çaji vaj ulliri. Përziejeni mirë dhe aplikojeni në flokë për 15 – 20 minuta. Lajini flokët me ujë të ftohtë.

Hudhër dhe qepë: Squfuri rrit prodhimin e kolagjenit i cili stimulon rritjen e flokëve. Hudhra dhe qepa kanë përmbajtje të lartë të squfurit. Copëtoni 4 – 5 thelpinj hudhër dhe përzieni me disa pika vaj kokosi. Ziejeni këtë përzierje për 2 – 3 minuta. Pasi të ftohet aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës dhe masazhoni disa minuta. Përsëriteni 3 herë në javë.

Copëtoni një qepë dhe me lëngun e saj masazhoni skalpin e kokës, lereni 15 minuta dhe shpëlajeni.

Kokosi: një nga përbërësit më të rëndësishëm për rritjen e flokëve. Qumështi i kokosit përmban minerale si: hekur, kalium, proteina, yndyrna. Aplikojeni në flokët tuaj dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Në mëngjes lani flokët si zakonisht.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer