Strategjia e shëndetësisë 2030: Shpenzimet e xhepit si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë

Mbulimi shëndetësor universal është në fokus të strategjisë për Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës ‘Shqipëria ‘20-‘30’, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me Covid 19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjes ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare“, tha Manastirliu, në prezantimin e planit.

Objektivi, tha ministrja, është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin.

Shpenzimet e shëndetit publik (si përqindje për PBB-në)

Ky tregues përbëhet nga përqindja e shpenzimeve totale të qeverisë që shpenzohen për shëndetësinë. Në fakt, raporti i shpenzimeve për mallra dhe shërbime të kujdesit shëndetësor në krahasim me shpenzimet totale në ekonomi mund të ndryshojë me kalimin e kohës për shkak të dallimeve në rritjen e shpenzimeve shëndetësore në krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike.

Në kontekstin e Shqipërisë, shpenzimet për shëndetin publik si përqindje e PBB-së lidhen me “shtyllën 3” të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) që është “Investimi në kapitalin njerëzor dhe kohezionin social”.

Qëllimi është të mundësohet një sistem më i fortë dhe më i aksesueshëm për kujdesin shëndetësor në Shqipëri, duke kontribuar në qëllimin e dytë të politikës, “Progresi drejt mbulimit universal shëndetësor”. Gjithashtu, ky tregues është i lidhur me objektivin strategjik 2.12: “Zhvilloni Llogaritë Kombëtare të Shëndetësisë” dhe publikimin e rezultateve të tyre çdo vit.

Burimi zyrtar i informacionit për këtë tregues është MSHMS, ndërsa institucioni përgjegjës për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave është Ministria e Financave dhe MSHMS, së bashku me INSTAT, sipas sondazheve periodike të kryera.

Treguesit e shpenzimeve të shëndetit publik si përqindje e PBB-së kanë një natyrë të tillë që ofrojnë një kontribut të drejtpërdrejtë. Në vitin 2019, shpenzimet për shëndetin publik si përqindje e PBB-së në Shqipëri u vlerësuan në 2.97%, një nivel ky që vazhdon të jetë i ulët. Objektivi Specifik ambicioz për vitin 2030 është përllogaritur të jetë në 5.2% si përqindje e PBB-së.

Një rritje graduale e shpenzimeve për shëndetin publik do të kontribuojë në arritjen e një objektivi të rëndësishëm OZHQ 3.8 që është “mbulimi universal shëndetësor” duke përfshirë mbrojtjen nga: (i) rreziku financiar; (ii) aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor; (iii) aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme; (iv) vaksina dhe vaksinim për të gjithë.

Shpenzimet e xhepit si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë

Shpenzimet nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë janë gjithashtu një tregues kryesor i sistemeve të financimit të shëndetësisë. Sipas OBSH-së, ky tregues pasqyron peshën relative të pagesave të drejtpërdrejta nga familjet në shpenzimet e përgjithshme shëndetësore. Pagesat e larta nga xhepi kanë qenë të lidhura bindshëm me shpenzimet katastrofike dhe varfëruese në shumë vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Prandaj, ky tregues përfaqëson një mbështetje kryesore për barazinë dhe proceset e planifikimit.

Treguesi mbi shpenzimet e shëndetit publik si përqindje e PBB-së ka një natyrë të tillë që ofron një kontribut të drejtpërdrejtë. Në vitin 2018, shpenzimet totale nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë në Shqipëri u vlerësuan në 44.5%, një nivel i cili është mjaft i lartë. Për vitin 2030, ky tregues për Shqipërinë është parashikuar në një nivel prej 35%.

Një rënie graduale e shpenzimeve nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë do të kontribuojë gjithashtu në arritjen e objektivit OZHQ 3.8, përkatësisht “mbulimi universal shëndetësor”, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor dhe aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme dhe vaksina për të gjithë”.

Together for life prej disa muajsh ka bërë përpjekje avokuese me institucionet shëndetësore, që sëmundshmëria kronike të jetë e ezauruar në dokumentin strategjik ku të jenë të parashikuara format e menaxhimit në çdo situatë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh faktin që në situata pandemie/epidemie, të sëmurët kronikë janë kontigjenti më i rrezikuar të pësuar vdekje apo paaftësi të mëtejshme.

“Fushata advokuese që bazohet në eksperiencën/ekspertizën e Together for life, në bashkëpunimin e ngushtë me grupet e interesit përfshirë ekspertët më të mirë të fushës është pjesë e projektit “Mbro Shëndetin, Menaxho Sfidat – MSHMS”.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të #ideAL, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane ( EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.”

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese