Të gjithe e dimë që stresi nuk të bën mire, por sa i dëmshëm është ai?
Studime në Hollande tregojnë që truri i ushtareve të cilët shkojnë në luftë është i dëmtuar si në funksion ashtu edhe në strukturë kur rikthehen por këto efekte zhduken me kalimin e kohës. Studiuesit i krahasuan këto rezultate me ato të 26 ushtarëve të cilet kurrë nuk kishin shkuar në luftë. Pavarësisht se nuk paraqisnin asnjë ndryshim psikologjikisht këto dy grupe, grupi i cili kishte qëne në luftë tregoi funksionim të reduktuar të trurit të mesëm përfshirë dhe ndryshime strukturore të tij. Këto efekte u vunë re në më pak se dy muaj pasi ushtarët ishin rikthyer. Por pas pothuajse një viti e gjysëm rezultoi që truri i ushtarëve ishte rikthyer pothuajse në normalitet pasi ende kishin disa dëmtime të vogla. Ky studim pati disa pengesa për arsye se grupi filloi i vogël edhe përfundoi akoma më i vogël. Të pakten 18 veta u tërhoqen nga studimi dhe pervec kesaj ky studim merr paraysh vetem njerëzit në Hollandë.
Ajo çfare rezultatet tregojnë është që truri është i aftë të rikuperohet vet, nga efektet e pafavorshme të stresit nqs i jepet mjaftueshëm kohe.
Përshtati : Stivi Sulaj


