Stresi nga smartfonët/ Ekspertët: “Njoftimet përkeqësojnë humorin”

Stresi nga smartfonët është tashmë një realitet. Këtë e dinë më së miri personat të cilët marrin qindra mijëra njoftime. Emailet, grupet në whatsapp, postimet në Facebook, janë kthyer në makthin e botës moderne. Tashmë, për të vërtetuar atë që të gjithë e njohin, është kryer një kërkim shkencor nga Universiteti Notingam Trent në  Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit kanë hulumtuar mbi efektin e njoftimeve në gjendjen emocionale, duke monitoruar 50 personave në një periudhë  5 javore. Me më shumë se gjysmë milion alarme, 32% përkthehen në emocione negative, duke i bërë përdoruesit  të ndihen armiqësorë, nervozë dhe të ndihen në siklet. Një e treta e njoftimeve shkaktojnë stres. Në veçanti, ato që kanë më shumë ndikim negativ te humori i njerëzve janë njoftimet në lidhje me  aktivitetet jo njerëzore – pra njoftimet për praninë e wifi ose përditësimet e softuerit –dhe ato që lidhen me punën.

Njerëzit duken se i vlerësojnë mesazhet e miqve,veçanërisht nëse ato nuk vijnë në masë. Ata krijojnë një ndjenjë përkatësie dhe të lidhjes me një grup social. Alarmet digjitale ndërpresin aktivitetet tona, jetët tona, ka thënë Eiman Kanjo, një nga studiuesit kryesorë në këtë kërkim. Është e vërtetë se njoftimet janë funksionale dhe të dobishme, por duhet të kuptojmë ndikimin e përdorimit obsesiv të smartfonëve.

Si pjesë të parë të studimit, studiuesit kanë zhvilluar një aplikacion të quajtur- NotiMind –të cilën pjesëmarrësit e shkarkuan në telefon. Aplikacioni mbledh informacionet e njoftimit dhe monitoron gjendjen shpirtërore në momente të ndryshme të ditës. Qëllimi është të mundësohet parashikimi i ndjesive bazuar në informacionet që marrin. Në të ardhmen mund të krijohen alarme të personalizuara, në varësi të nevojave dhe gjendjes emocionale të atij momenti.  Zbulimet e fundit mund t’i hapin rrugën krijimit të një sërë aplikacionesh të cilat mund të ndihmojnë në  derën për një spektër të gjerë aplikacionesh të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit të shkaktuar nga shoqëria./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet