Strijat, bashkëpunimi mjek pacient thelbësor për zhdukjen e tyre

Pasi nënat lindin një fëmijë, në trupin e tyre gjithmonë shfaqen strijat. Por, këto viza shpesh mund t’i gjeni edhe tek femrat në moshë të re, kur kanë pësuar ndryshime drastike të peshës së trupit. Ato mund të formohen në kofshë, gjoks, bark, në pjesën e brendshme të krahëve, të pasmet, duke shkaktuar dëme të përhershme në lëkurë, për shkak se lëkura është më e hollë në këto zona dhe në rast shtatzënie tendoset më tepër se ç’duhet. Por, cila është arsyeja e shfaqjes së tyre? Rolin kryesor e luan ADN-ja, por ka edhe shkaqe të tjera që dermatologia Violeta Dajçi i shpjegon në një intervistë për lexuesin e gazetës ‘Shëndet+’. Kështu, shkaqe të tjera mund të jenë: ndryshimet hormonale, tipike të pubertetit, ose të nxitura nga një aktivitet i tepruar i gjëndrës së veshkave, që duke përshpejtuar metabolizmin e proteinave elastike (elastinës dhe kolagjenit) shkaktojnë të çara në dermë, pjesa më e brendshme e lëkurë.

Doktoresha, pse shfaqen strijat në lëkurë?

Strijat  shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme lëkurës, derma, është  e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet. Në rast se këto fije , për arsye të ndryshme , tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strieve të lëkurës.

Çfarë e shkakton shfaqjen e strijave?

Në shikim të parë duket se momenti mekanik, tërheqja e elastinës dhe kolagjenit, është thelbësor në etiologjinë e strijave.

Në fakt, rol kryesor në shfaqjen e tyre luajnë gjëndrat mbiveshkore, të cilat për shkaqe të ndryshme prodhojnë me shumicë klukokortikoide. Kjo shtesë e glukokortikoideve vihet re në muajin e gjashtë të shtatzënisë, në pubertet, gjatë mjekimit me kortizonikë për kohë të gjatë, në morbus Cushing, në fazën e shërimit të disa patologjive infektive, etj.

Strijat shfaqen simetrikisht në trupin e njeriut. Shpeshherë paralel njëra me tjetrën, por në varësi të zonës mund të jenë të çrregullta e të kryqëzuara. Gjerësia e tyre varion në milimetra, ndërsa gjatësia në centimetra. Ato janë lehtësisht të thelluara, të holla dhe me pala të imta delikate transversale. Ngjyra e tyre në fillim është e kuqërremtë dhe më vonë bëhet e bardhë. Kjo e fundit është tregues i rëndësishëm  i moshës së strijave dhe prognozës mjekuese të tyre.

Ato njihen kryesisht si strija të shtatzënisë, por në të vërtetë, shfaqen edhe në faza të tjera biologjike dhe patologjike të jetës: në moshën e pubertetit, gjatë patologjive që trajtohen me kortizonike për kohë të gjatë, në disa patologji infektive, në personat që bëjnë luhatje në peshë për kohë të shkurtër, dhe së fundmi , personat që ushtron një tërheqje mekanike në palestra ose në punë fizike.

Ku shfaqen më tepër strijat?

Në subjektet e mësipërme strijat kanë “hartën” e tyre të shfaqjes: Strijat e gravidancës shfaqen në bark, në pjesën e sipërme të kofshëve, në regjonin e vitheve dhe gjinjve. Strijat e pubertetit lokalizohen në kofshë e vithe, në krahë dhe të vajzat edhe në gjoks. Strijat nga obeziteti (nga patologjitë ose jeta sedentare), shfaqen në bark, krahë e kofshë. Në sëmundjen Cushing (mbiprodhim i kortizolit), shfaqen në bark, kofshë dhe aksila (sqetulla). Në rastin e sforcimeve fizike, shfaqen në zonën e aksilave dhe përreth tyre./ Shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet