Studim: A duhet të shkojnë fëmijët në shkollë vetëm 4 ditë në javë?

Një studim i fundit i publikuar në revistën “Arsim, Financa dhe Politikë” pasi mori në studim rastin e fëmijëve përsa i përket uljeve të orareve të punës në përmirësimin e shëndetit, gjeti një trend të habitshëm:

femije ne shkolle“Një javë shkollë 4-ditore është një ide relativisht e re dhe inovative e cila ka më shumë avantazhe se sa disavantazhe”.

Studimi i kryer prej shkencëtarëve Anderson dhe Uolker në shkollat ku mësimi është zhvilluar vetëm 4 herë në javë nxori se nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta kanë përmirësime të dukshme në matematikë.

Tashmë një numër i madh i shkollave në Kolorado kanë filluar ta praktikojë këtë metodë, pasi ka ulje edhe në kostot e transportit dhe shërbimeve të tjera.

Gjatë 2 viteve u morën në studim 14 shkolla ku u praktikua 4 ditë mësim në vend të 5 ditëve, por në fakt rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Dy shkencëtarët dolën në konkluzionin se java me orare të ngjeshura nuk ishte aq pozitive për shkallën e përqendrimit të fëmijëve. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!