Studim: A e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës konsumimi i pakët i kripës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

saltDihet prej kohësh se një dietë e lartë në kripë është e rrezikshme për zemrën, duke rritur rrezikun e goditjeve në zemër dhe infarktit.

Por, një pohim dramatik, i bazuar në prova shkencore ka dëshmuar se e kundërta e mund të jetë po aq e rrezikshme.

Një studim global ka gjetur se, në kundërshtim me besimin e kaluar, dietat e ulëta në kripë nuk mund të jenë të dobishme për shëndetin. Përkundrazi, ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes, në krahasim me konsumin mesatar të kripës.

Studimi, i publikuar në revistën “Lancet reputacion”, u përball me një  reagim të fortë të një eksperti i cili ka deklaruar ‘mosbesimin’ e tij, ndërsa të tjerët kanë qënë kritikë lidhur me metodat e studimit, duke vënë në pikëpyetje gjetjet e reja.

Hulumtimi është kryer nga hulumtuesit në Universitetin McMaster dhe Hamilton të Shkencave të Shëndetit.

Ata analizuan më shumë se 130.000 njerëz nga 49 vende, duke u fokusuar tek marrëdhënia mes natriumit (kripës) dhe vdekjes. Gjetjet e tyre treguan se pavarësisht nëse njerëzit kanë tension të lartë, konsumi i ulët i kripës është i lidhur me një numër më të lartë të goditjeve në zemër apo edhe vdekjet, në krahasim me konsumin mesatar.

Dr. Andreë Mente, autori kryesor, dhe profesor i epidemiologjisë klinike dhe Biostatistikës në Shkollën e Mjekësisë “Michael G. De Groote”, i konsideroi këto rezultate shumë të rëndësishme për ata që vuajnë presionin e lartë të gjakut.

Ai tha: “Edhe pse të dhënat tona theksojnë rëndësinë e reduktimit të konsumimit të lartë të kripës tek njerëzit me hipertension (presion i lartë i gjakut), kjo nuk mbështet reduktimin maksimal të futjes së kripës në organizëm.

Gjetjet tona këshillojnë së çdo i rritur nuk duhet të konsumojë as më shumë dhe as më pak se 6 g kripë çdo ditë, tha Mente për studimin.

Rrezik për shëndetin mund të jetë konsumimi i më pak se 3 gramë kripë në ditë, vijon ai.

Burimi: Dailymail.https://shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave