Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Hulumtimi i ri i publikuar në gazetën e Mjekësisë “Neë England”, tregon se dëmi që ju shkaktohet fëmijëve mbipeshë shkon përtej anës sociale dhe emocionale.
Në një studim, të titulluar “Rreziqet Kardiometabolike dhe mbipesha në fëmijët dhe të rinjtë”, morrën pjesë gati 9,000 fëmijë dhe adoleshentë të moshave 3-19 të cilët ishin në peshë normale dhe mbipeshë. Mjekët i testuan këta të rinj, duke ju matur presionin e lartë të gjakut, nivelin e kolesterolit, diabetit dhe faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mesatarisht, fëmijët mbipeshë kishin presion të lartë të gjakut, kolesterolit dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak krahasuar me ata që ishin në peshë normale.
Ky studim është i rëndësishëm sepse mbështetet nga Pediatër me eksperiencë: ata sugjerojnë të gjeni mënyra për të ndihmuar fëmijët në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, gjithmonë duke u konsultuar me pediatrin që ka ndjekur fëmijën tuaj për çdo hap.
Burimi: http://www.health.harvard.edu/


