Studim: Forma e organit gjenital zbulon rrezikun për disa lloje kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Burrat që kanë organ gjenital të lakuar janë më të rrezikuar nga disa lloje kanceri, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se këta persona janë 40% më të rrezikuar nga kanceri i testikujve, 29% nga melanoma dhe 40% nga kanceri i stomakut.

Hulumtuesit shkencorë nga Teksasi sugjerojnë se një gjen që mund të shkaktojë lakim të organit gjenital mashkullor mund të lidhet gjithashtu me zhvillimin e tumoreve. Gjendja, e njohur si sëmundja “Peyronie” (apo peironi, siç e lexojmë në shqip) thuhet se prek mbi 7% të burrave.

Gjetjet janë prezantuar tek Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, pas një analize që iu bënë të dhënave të më shumë se 1.5 milionë njerëzve nga Kolegji Baylor në Hjuston.

Ekipi pas këtij studimi thonë se meshkujt që vuajnë nga sëmundja “Peyronie” duhet të kontrollohen për kancer që të kapin në kohë çdo zhvillim të mundshëm.

“Peyronie” është një patologji që ka të bëjë me dëmtimin ose mikrotraumat që ndodhin në penis. Shtrembërimi mund të jetë i vogël ose i madh. Zakonisht ndjen dhimbje gjatë momentit të ereksionit

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi