Shumë thonë se lëngjet e frutave janë të shëndetshme. Por ato mund të jenë edhe shumë të fuqishme kundër sëmundjeve. Kështu, siç mund ta dini, ekstrakti i farave të rrushit është një lëng i dalë nga shtypja e farave të rrushit. Studimet laboratorike
kanë treguar se farat e rrushit përmbajnë antioksidues të cilët parandalojnë dëmtimin qelizor të shkaktuar nga radikalet e lira.
Por ndërkohë ka zbulime edhe më të bukura. Ekstrakti i farave të rrushit tregohet se shërben për të përmirësuar problemet me zemrën dhe qelizat e gjakut, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, kolesterolin e lartë dhe është një armë e fuqishme kundër qelizave kanceroze.
Kështu, një studim i publikuar në vitin 2009, realizuar nga Shoqata Amerikane për Studimin e Kancerit (AACR) tregoi se ekstrakti i farave të rrushit kishte fuqinë për të eliminuar qelizat e prekura nga leucemia.
Sipas pohimeve të AACR-së, studimi tregoi se kur qelizat e prekura nga leucemisë në laborator iu ekspozuan ekstraktit të farave të rrushit, ato u shkatërruan në masën 76%. Për më tepër, qelizat e shëndosha nuk u dëmtuan.
Gjithashtu studime të tjera treguan se farat e rrushit mund të ndihmojnë në efektshmërinë e kimioterapisë në vrasjen e qelizave kancerozë të zorrës së trashë, si dhe për të ulur efektet anësore të kimioterapisë.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: cancerdefeated.com


