Studim: Kjo lëndë ushqyese ju mbron nga kanceri, dementia, sulmet në zemër dhe tru

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Konsumimi i një diete të pasur me fibra ju ndihmon të jetoni më gjatë dhe shëndetshëm, sugjeron një studim i ri. Nëse në dietën tuaj ushqimore përfshini ushqime të pasura me fibra ( bukë, drithëra, fruta), pa e tepruar me to, ju do të shmangni sëmundje të ndryshme në moshë të vjetër, thonë shkencëtarët. Ndikimi është kaq i madh, sa studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë ushqime me shumë fibra kanë 80% më shumë shanse që të jenë gjallë në 10 vitet e ardhshme.ushqime_fibra

Nga të gjitha faktorët që ekzaminuan, duke filluar nga konsumimi i karbohidrateve, fibrave, sheqernave, nivelit të glicemikës etj, shkencëtarët zbuluan se fibrat bënin diferencën në jetëgjatësinë e njerëzve dhe “plakjen e duhur” të tyre.

Me “plakje të duhur” kuptohet që të moshuarit nuk kanë pasur asnjë rast të sëmundjeve kronike, si kancer, atak në zemër, goditje në tru, probleme me kujtesën, me frymëmarrjen apo nuk kanë shfaqur asnjëherë simptoma depresioni gjatë jetës së tyre.

“Nga të gjitha lëndët ushqyese që kemi studiuar, fibrat (një lloj karbohidrati që trupi nuk mund ta tresë) kishin ndikimin më të madh”, tregon dr. Bamini Gopinath, autori kryesor i studimit nga Instituti për Kërkime Mjekësore në Asutrali.

“Në thelb, ne zbuluam se njerëzit që konsumonin më shumë fibra kishin 80% më shumë shanse që të jetonin një jetë të shëndetshme gjatë 10 viteve të ardhshme”.

“Ata ishin më pak të rrezikuar që të vuanin nga hipertensioni, diabeti, dementia, depresioni dhe problee të tjera” përfundon dr. Gopinath.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin