Studim: Meshkujt që i përdorin shumë telefonat rrezikojnë të mbesin steril

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

mashkull_telefon

Meshkujt që i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave ose flasin me të më shumë se një orë në ditë, rrezikohen të kenë probleme me fertilitetin, paralajmërojnë shkencëtarët.

Studimet kanë treguar se cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit, dhe në 40% të rasteve, faktori kryesor mendohet të jetë telefoni. Kjo ka bërë që shumë çifte të mbeten pa fëmijë. Nxehtësia dhe aktiviteti elektromagnetik që çlirohen nga pajisjet mobile mendohet se e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Shkencëtarët izraelit monitoruan 106 meshkuj për një vit, dhe në fund ata dolën në përfundimin se njerëzit që përdornin telefonin më shumë se një orë në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të kenë cilësi të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt që flasin më pak se një orë. Ndërsa ata që flasin në telefon ndërkohë që është duke u karikuar, janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me pjellorinë.

Shkencëtarët i këshillojnë meshkujt që të mos i përdorin telefonat ndërkohë që janë duke u karikuar, ose të paktën t’i mbajnë larg, nëse po planifikojnë të bëhen prindër.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse