Studim: Një aspirinë në ditë mban larg këto lloje kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, ka zbuluar një studim i fundit shumë i rëndësishëm.

Hulumtuesit shkencorë kinezë monitoruan progresin e më shumë se 600 mijë njerëzve në studimin më të madh të këtij lloji, për të zbuluar më shumë mbi lidhjen e kancerit dhe aspirinës.

Ata zbuluan se pacientët të cilët e përdornin aspirinën çdo ditë për rreth 7 vite ishin 47% më pak të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe ezofagut dhe 38% më pak të rrezikuar për t’u diagnostikuar me kancerin e stomakut.

Personat pjesëmarrës në studim ishin gjithashtu 34% më pak të rrezikuar nga kanceri i pankreasit dhe 24% më pak të rrezikuar për t’u diagnostikuar me kancer kolorektal.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se një gjë e tillë vlen vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç, të cilët, nëse pinë aspirinë çdo ditë, kanë më shumë gjasa që të jetojnë mbi 80 vjeç.

“Këto gjetje demonstrojnë se përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit”, thotë autori kryesor i studimit, profesor Kelvin Tsoi, nga Universiteti Kinez i Hong Kongut.

“Ajo çfarë duhet theksuar është rëndësia e rezultateve për llojet  e kancerit brenda traktit digjestiv, ku është më e dukshme rënia e rasteve për zhvillim të kancerit, sidomos për kancerin e mëlçisë dhe oezofageal”.

1/3 e të gjitha vdekjeve në të gjithë botën ndodhin për shkak të kancerit në traktin digjestiv. Efekti i përdorimit afatgjatë të aspirinës në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit është hasur edhe tek kanceri i gjirit, fshikëzës së urinës, veshkave dhe mielomës së shumëfishtë. Si dhe është zbuluar se mund të ulë rrezikun e zhvillimit të mushkërive me 35%, leucemisë me 24% dhe prostatës me 14%.

Aspirina, e njohur ndryshe si acid acetylsalicilik, përdoret në të gjithë botën për të trajtuar një sërë gjendjesh shëndetësore. Një studim i fundit ka zbuluar se pacientët që ndalojnë së marri aspirinë janë 37% më pak të rrezikuar të zhvillojnë sërish një gjendje kardiovaskulare, si atak në zemër apo goditje në tru, se personat që vazhdojnë akoma të përdorin këtë ilaç sipas rekomandimit të mjekut. Marrja  enjë aspirine direkt pas një ataku në zemër ul gjithashtu rrezikun e vdekjes.

Megjithatë, përdorimi rregullisht i aspirinës lidhet gjithashtu me gjakderdhje në zorrë, prandaj mjekët nuk pëlqejnë që ta rekomandojnë atë në periudhë afatgjate.

Vitin e kaluar, një studim nga Universiteti Cardiff, në Britani, zbuloi se aspirinë rrit shanset e mbijetesës nga kanceri i zorrës, gjirit dhe prostatës me 20%.

Studimi i ri është prezantuar gjatë Javës së  25-të të Bashkimit Evropian të Gastroenterologjisë, në Barcelonë.

Burimi: The Telegraph / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?