Studim: Përdorimi i antibiotikëve tek fëmijët rrit rrezikun për diabet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Në momentin e parë që ndihemi keq, zgjidhja e menjëhershme është marrja e antibiotikëve dhe ilaçeve, edhe pse e dimë që shkaktojnë efekte anësore. Madje, disa prindër iu japin fëmijëve të tyre antibiotikë pa u konsultuar fare me mjekun.femije_antibiotik

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se dhënia e antibiotikëve tek fëmijët mund të rrisë rrezikun që ata të vuajnë nga diabeti. Ky studim i lidh këto ilaçe me diabetin e tipit 1, forma që zhvillohet zakonisht në fëmijëri.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Nju Jorkut kryen një eksperiment tek minjtë, për të parë nëse ndikonin antibiotikët në zhvillimin e diabetit.

Minjtë 6-javësh që morën tri trajtime me antibiotikë (gati 2 vjeç e gjysmë po të krahasohen me njeriun) ishin dyfish më të rrezikuar që të prekeshin nga diabeti, krahasuar me minjtë e tjerë që nuk u dhanë antibiotikë.

Meshkujt janë zakonisht më të rrezikuar, raporton revista “Nature Microbiology”.

Minjtë e studiuar ishin edhe gjenetikisht të prirur të prekeshin nga diabeti i tipit 1, e njëjta gjë siç ndodh me një fëmijë që vjen nga një familje e prekur nga diabeti.

Gati 400 mijë britanikë, ku 30 mijë prej tyre janë fëmijë, vuajnë nga diabeti, dhe kjo sëmundje po përhapet dita ditës.

Rritja është më e dukshme sidomos tek fëmijët, ku numri i fëmijëve nën moshën 5 vjeç të prekur me diabetin e tipit 1 është pesëfishuar këto 5 vitet e fundit.

Diabeti i tipit 1 ndodh kur sistemi imunitar shkatërron qelizat beta që prodhojnë insulinën, një hormon i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis