Studim: Shumë gjumë gjatë fundjavës ul rrezikun për diabet

Shumica e njerëzve punojnë shumë gjatë javës plus që duhet t’i kushtojnë kohë familjarëve, miqve apo të afërmve. Kjo bën që gjatë javës ata të flenë më pak.

studimSipas disa shkencëtarëve nga Universiteti i Çikagos, mungesa e gjumit rrit rrezikun për t’u prekur nga diabeti me 16%. Një studim i ri ka treguar se fjetja shumë gjatë fundjavës është mënyra më e mirë për të neutralizuar këtë gjendje dhe për të ulur rrezikun e prekjes nga diabeti.

Studiuesit monitoruan 19 të rinj të shëndetshëm. Fillimisht ata u lanë të flenë rreth 8.5 orë për katër netë, pastaj disa vullnetarë fjetën vetëm 4.5 orë në katër netët në vazhdim. Ata u lejuan më pas që të flinin më shumë se zakonisht për dy netë rresht (mesatarisht 9.7 orë për secilën natë).

Gjatë kësaj kohe shkencëtarët analizuan nivelin e sheqerit në gjak, për të parë se si ndikon gjumi në rënien apo ngritjen e tij. Pas katër netëve me gjumë të reduktuar, rreziku për diabet tek të rinjtë u rrit me 16%. Ndërsa, pas dy netëve me gjumë të zgjatur, rreziku për diabet u kthye në nivelet normale.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet