Studim: Si të evitoni sjelljen agresive tek fëmijët

Një studim i vitit 2015 i realizuar në norvegji pohon se “fëmijët që frekuentojnë çerdhe apo kopështe në moshën e duhur janë më pak të prirur për të shfaqur sjellje agresive”.

femijeStudiuesit intervistuan prindërit e rreth 1000 fëmijëve në Norvegji, të regjistruar në çerdhe dhe kopësht, kur kanë qenë 6 muaj, 1, 2, 3 dhe 4 vjeç.

Ata fëmijë që shkonin në çerdhe para moshës 2 vjeçare treguan nivele paksa më të larta të agresionit, krahasuar me ata që filluan të shkonin në çerdhe në moshë më të madhe. Megjithatë, këto dallime në fund nuk rezultuan të sakta, sipas studimit.

Fëmijët që frekuentonin kopështin në moshën 4 vjeçare nuk shfaqën asnjë shënjë agresioni, sipas studimit të publikuar kohët e fundit në revistën Shkenca Psikologjike.

“Nëse fëmijët shkojnë më herët se sa duhet në çerdhe apo kopështe janë të prirur të shfaqin nivele të larta të agresionit , ky studim ju këshillon se pasi të kujdeseni 1 vit për fëmijën duhet ta çoni në çerdhe. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e një rezultati të tillë. Në Norvegji, shumica e prindërve marrin 1 vit lejë lindje thanë studiuesit. .

Përveç kujdesit, fëmijët përfitojnë shumë edhe në aspektin e zhvillimit të gjuhës dhe të mësuarit në kopësht./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!