Studim: Speci i kuq djegës mund të ketë çelësin për luftimin e kancerit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një përbërës aktiv tek specat e kuq djegës mund të ketë çelësin e luftimit të kancerit të gjirit.

Shkencëtarët në Universitetin Ruhr-University në Gjermani kanë zbuluar se kapsaicin, një përbërës tek specat e kuq djegës, shkakton vetë-shkatërrim të qelizave kancerogjene.

Ky përbërës mund të jetë gjithashtu efikas edhe për kancerin e zorrës së trashë, kockave dhe të pankreasit.

Por, para se të përvëloheni nga ushqimet djegëse, duhet të dini se ai nuk është efikas kur merret nga speci i kuq djegës siç është, nëse thithet apo injektohet.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kapsaicin është më efikas kur merret në formën e pilulës dhe bashkëngjitet tek një tjetër ilaç kundër kancerit.

Gjatë studimit, shkencëtarët trajtuan mostra të qelizave të kancerit të gjirit, të marra nga njerëzit, me ingredientin djegës, për të zbuluar më shumë në lidhje me aftësinë e tij për t’i shkatërruar ato.

Në një artikull të publikuar tek revista Kanceri i gjirit, dr. Lea Weber, shkruan: Kapsaicin është i aftë të nxisë apoptozën (vdekjen e qelizave) dhe të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene në disa lloje kanceri, për shembull, kanceri i  zorrës së trashë, osteoarkoma dhe qelizat e kancerit të pankreasit, ndërkohë që qelizat normale mbeten të padëmtuara.

Ekipi mendon se kur përbërësi kapsaicin shkon tek një qelizë kancerogjene, ai ngjitet vetë tek membrana qelizore dhe transformohet në një receptor qelizor i quajtur TRPV1.

TRPV1 është një receptor që kontrollon cilat substanca – si kalciumi dhe natriumi – mund të hyjnë dhe të dalin nga qelizat kancerogjene. Në momentin që TRPV1 zëvendësohet nga përbërësi kapsaicin, qelizat kancerogjene fillojnë të vetë-shkatërrohen.

Sa më shumë qeliza kancerogjene të shkatërrohen, aq më shumë ndalet përhapja e tumorit.

Në luftën kundër kancerit, ky studim mund të jetë më i rëndësishmi deri tani.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç