Studimi: Aspirina rrit rrezikun e anemisë tek të moshuarit

Aspirina, ose shkurt ASS, është një nga ilaçet më të njohura për dhimbjen dhe ftohjen. Pacientët me sëmundje kardiovaskulare madje e marrin atë rregullisht dhe për të holluar gjakun e tyre. Në verën e vitit 2023, një studim tregoi se përbërësi aktiv i acidit acetilsalicilik që përmbahet në qetësuesit e dhimbjeve mund të rrisë rrezikun e anemisë, veçanërisht te pacientët e moshuar.

Aspirina dhe anemia: A ka ndonjë lidhje?

Në SHBA, pothuajse 50 % e të moshuarve thonë se përdorin rregullisht aspirinë ose ASA (acid acetilsalicilik). Në të njëjtën kohë, anemia është e e përhapur, veçanërisht tek të moshuarit. Në studimin ASPREE, studiuesit në Universitetin Monash në Melburn ekzaminuan një lidhje të mundshme dhe publikuan rezultatet e tyre në qershor 2023 në “Annals of Internal Medicine”.

Aspirina rrit rrezikun e anemisë me 20 %

Në studimin e mësipërm, nivelet e ulëta të ferritinës u matën në mënyrë të konsiderueshme më shpesh në grupin e aspirinës sesa në grupin placebo. Krahasuar me grupin placebo, rreziku i anemisë në grupin e aspirinës u rrit me rreth 20 %.

Simptomat e anemisë në fazat e hershme janë lodhja, ndjesia e shpejtë e të ftohtit, lëkura e zbehtë dhe vështirësia në përqendrim. Më vonë bëhen të dukshme edhe reduktimi i ndjeshëm i performancës, marramendja, rënia e flokëve, thonjtë e brishtë, rrahjet e shpejta të zemrës dhe problemet e frymëmarrjes gjatë aktivitetit fizik.

Në grupet e moshuara të njerëzve, disponimi depresiv dhe nervozizmi mund të shoqërohen gjithashtu me aneminë. Megjithatë, simptoma të tilla nuk tregojnë domosdoshmërisht anemi dhe sigurisht që mund të kenë shkaqe të tjera. Nëse jeni duke marrë vazhdimisht aspirinë ose një preparat tjetër ASA, pyesni mjekun tuaj që të kontrollojë rregullisht nivelet e ferritinës në mënyrë që anemia të parandalohet në kohën e duhur.

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.zentrum-der-gesundheit.de/news/medizin/allgemein-medizin/aspirin-anaemie

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis