Studimi i ri: ja çfarë thotë për adoleshentët dhe marrëdhënien e tyre me internetin!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

adoleshentet dhe internetiShumica e prindërve nuk kanë informacion për atë që fëmijët e tyre, adoleshentë bëjnë në internet. Sipas një studimi të ri, madje edhe prindërit të cilët mendojnë se e dinë se çfarë po ndodh, kanë mungesë informacioni.

Ky studim, i cili është zhvilluar si partneritet me dy hulumtuesit – Marion Underwood i Universitetit të Teksasit dhe Robert Faris i Universitetit të Kalifornisë, Davis, jep informacion mbi ndikimin e mediave sociale në jetën e adoleshentëve. Ky studim ka përfshirë klasën e tetë nga tetë shkollat ​​e mesme në Gjeorgji, Nju Xhersi, Nju Jork, Teksas, dhe Virxhinia. Hulumtuesit instaluan programe që monitoruan çfarë bëjnë adoleshentët në internet për gjashtë muaj. Ja çfarë nxorrën përfundimet:

13-vjeçarët janë të angazhuar intensivisht me mediat sociale. Kjo nuk është surprizë e madhe për këdo që ka kontakte me një 13-vjeçar kohët e fundit. Rreth 63% e të rinjve në studim shpenzonin kohë  në Instagram, 34% në Twitter, dhe 20% në Facebook. Shumicën e kohës e kalojnë duke parë dhe lexuar atë që të tjerët janë duke bërë në internet.

Adoleshentët i shohin mediat sociale si një mënyrë për t’u lidhur me moshatarët e tyre dhe të shohim se çfarë bëjnë ata. Një në pesë adoleshentë kontrollon nëse dikush është duke thënë diçka të keqe për ta dhe një në tre kontrolle shërben për të parë se çfarë bëjnë miqtë e tyre. Ndërsa arsyeja më e shpeshtë e frekuentimit të mediave sociale është për të kaluar kohën (80%).  Shumë adoleshentë shpenzojnë kohë në mediat sociale si një mënyrë për të kaluar kohën e lirë.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave