Studimi më i ri tregon se sëmundja e kancerit nuk është thjesht “fat i keq”, por ndikohet sidomos nga mjedisi rrethues, faktorët ambiental. Një debat i fortë nisi mes shkencëtarëve në fillim të vitit ku një studim i publikuar tregoi se dy të tretat e rasteve me
kancer vijnë si pasojë e “fatit të keq”.
Por studimi më i ri e hedh poshtë studimin e mëparshëm duke sugjeruar se vetëm 10 % e kancereve vijnë për shkak të “fatit të keq”, ndërsa deri në 90% e kancereve vijnë nga faktorë të jashtëm, si: duhanpirja, ushqimi i keq, aktiviteti i pakët fizik, etj.
“Njerëzit nuk mund të fshihen pas “fatit të keq”, – tha profesor Yusuf Hannun. – Nuk mund të tymosin dhe pastaj të thonë që është fat i keq nëse kanë kancer”, shton ai.
Ndërsa doktoresha Emma Smith thotë se zakonet e shëndetshme, si: pesha e duhur, dieta e shëndetshme, reduktimi i alkoolit dhe mosduhanpirja reduktojnë ndjeshëm rrezikun e kësaj sëmundjeje. Studimi u publikua në revistën “Nature”.
Përgatiti: Donjeta Zeqa


