Studimi më i fundit ju jep leje t’i “zhbironi” hundët sa të doni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Na kanë mësuar që fëmijë se futja e gishtit në hundë është një zakon i keq. Ky zakon nuk është konsideruar vetëm johigjienik, por edhe i rrezikshëm për zhvillimin e ndonjë infeksioni sinusit në hundë.

Por, studimi më i fundit ka zbuluar se njerëzit që “gërmojnë hundën” janë në fakt më të shëndetshëm.

Specialisti i mushkërive, prof. Friedrich Bischinger, thotë: “Ngrënia e mbetjeve të thata të nxjerra nga hundët është një mënyrë e mirë për të forcuar sistemin imunitar. Nga ana mjekësore ka shumë kuptim dhe është një mënyrë krejtësisht natyrale për ta bërë”.

“Në termat e sistemit imunitar, hunda është një filtrues ku mblidhen një sërë bakteresh, dhe kur kjo përzierje arrin në pjesën e brendshme të trupit, vepron si ilaç”.

Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçustes kanë zbuluar se mukusi nazal që rezervon bakteret e “mira” parandalon bakteret që shkaktojnë kavitete të ngjiten në dhëmbë.

Studimi i tyre sugjeron gjithashtu se qurrat ofrojnë mbrojtje edhe kundër infeksioneve respiratore, ulcerës në stomak etj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra