Studimi më i fundit: Viagra dhe vaksina ndaj gripit mund të trajtojnë kancerin

Një kombinim i viagrës dhe vaksinës për gripin mund të trajtojë kancerin, sugjeron një studim i ri. Kjo përzierje e ilaçeve mund të nxisë sistemin imunitar të sulmojë qelizat tumorale të mbetura pas operacionit për heqjen e masës tumorale.

Pasi e testuan trajtimin tek minjtë me kancer të mushkërisë, hulumtuesit shkencorë kanadezë vunë re një rënie me 90% të përhapjes së sëmundjes.

Trajtimi do të testohet tani tek 24 pacientë me kancer të mëlçisë dhe mund t’i hapë rrugë aprovimit të tij për t’u përdorur gjerësisht tek pacientët me kancer.

Normalisht, qelizat imunitare të quajtura qelizat vrasëse natyrale luajnë rol në zhdukjen e qelizave kancerogjene metastatike. Por, operacioni shkakton një tjetër lloj të qelizës imunitare, e quajtur qeliza shtypëse e nxjerrë nga mieloidi, që bllokon qelizat vrasëse natyrale. Shkencëtarët nga Universiteti Ottawa, me drejtuese dr. Rebecca Auer, kanë zbuluar se ilaçet për disfunksionin erektim bllokojnë këto qeliza shtypëse, duke lejuar qelizat vrasëse natyrale të bëjnë punën e tyre në luftimin e kancerit. Ndërkohë, vaksina kundër gripit stimulon më tej qelizat vrasëse natyrale.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra