Sipas një studimi shkencor, shkencëtarët britanikë të gjumit thonë se fillimi i shkollës në orën 10 të mëngjesit do të sillte përfitime të mëdha për adoleshentët.
Sipas hulumtimeve, shoqëria i kushton pak vëmendje “orës së trupit”, veçanërisht tek adoleshentët. Kjo do të thotë se të insistosh në një zgjim herët, shkakton gjumë të paktë, gjë e cila do të ndikonte në procesin e të mësuarit dhe në shëndet.
Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetësor dhe ka ndikim në përditshmërinë tonë. Dr. Paul Kelli u shpreh se adoleshentët humbin rreth 2 orë gjumi në ditë dhe kjo është një çështje shumë e madhe shoqërore. Për shumicën prej nesh, sidomos për adoleshentët, ekziston një mospërputhje e madhe midis këtij ritmi dhe një dite tipike pune.
Në fakt, sipas dr. Kellit, “orari i trupit” midis shumicës së njerëzve nga mosha 10 – 55 vjeç, nuk është i përshtatshëm me zgjimin herët.
Shumë njërëz zgjohen për shkak të alarmit dhe jo se trupi i tyre kërkon të zgjohet në atë orë. Kjo do të thotë se ne kemi një shoqëri me mungesë gjumi dhe grupmosha 14 – 24 vjeç është më problematikja në këtë drejtim.
Dr. Kelli dhe kolegët e tij ranë dakord me mendimin se shkolla duhet të fillojë rreth orës 10:00 dhe universiteti rreth orës 11:00./Shëndet+


