Sugjerime për drekën e fëmijëve në shkollë

Blerina Bombaj, dietologe

Disa ide për te ndërtuar një vakt të ekuilibruar, për fëmijët e moshës 7-14 vjeç. Mbi moshën 14 vjeç, nevojat energjetike dhe në kalcium rriten ndjeshëm dhe për këtë arsye duhet ndërtuar një ushqim i pasur në kalcium dhe hekur.

  • E hënë: Supë me perime kremoze; Merluc* me bizele, karota dhe patate; 150ml kos me 1 lugë rrush të thatë.
  • E martë: Byrek me mish të grirë dhe qepë; Pure karote me patate dhe 40gr gjize; 1 kivi
  • E mërkurë: Sallatë me lakër të bardhë, karotë dhe ullinj; Makarona me mish vici (ragu), salcë domatesh & djathë të bardhë; 150ml kos; 1 mollë.
  • E enjte: Krepa me miell integral, djathë, vezë, ton, sallatë jeshile dhe salcë kosi; Gjellë me mashurka, karota dhe domate; Krem qumështi me portokallë
  • E premte: Speca të kuq të pjekur, me djathë të bardhë; Qofte thjerrëzash me salcë kosi dhe koper; Kek me vaj ulliri dhe portokall.

*Peshku nuk këshillohet të jepet me vete për fëmijët, pasi nuk duhet të qëndrojë më shumë se 2 orë pas gatimit! Nëse serviret në ambientet e shkollës, duhet të jetë i sigurt dhe i freskët./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara