Gështenjat mund t’i konsumoni jo vetëm të pjekura por edhe supë .
Kjo është një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe e shijshme.
Mund të bëhet dhe për fëmijë por pa konjak dhe piper të zi por nëse mundemi të evitojme skuqjen dhe të vedosim kapakun te tigani.
Përbërësit
700-800gr gështenja
• 1 Litër leng pule
• 1 presh
• 1 karrotë
• 1 qepë të thatë
• Trumzë të freskët
• 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpe
• 1 shots koniak
• Kripë-piper
Ziejmë gështenjat për 30 min në ujë me pak kripë, më pas i lemë të ftohen. Pasi i pastrojmë i presim. Pastrojmë edhe presim dhe perimet. Në një tigan kalojmë perimet me vaj ulliri ose gjalpë deri sa të zbuten pak dhe në fund shtojmë gështenjat për 1-2 min. Në fund shtojmë pak konjak dhe lëmë të avullojë alkooli, i vendosim në një tenxhere së bashku me lëngun e pulës dhe shtojmë pak piper dhe kripë dhe i lemë të ziejnë për rreth 20-30min në zjar të ulët. Në fund mund ta bejmë në formë kremi.
Nga Rolina Naco, dietologe


