Kjo supë pa yndyra, kolesterol dhe me shumë pak kalori siguron një sërë përfitimesh shëndetësore falë patateve të ëmbla dhe xhenxhefilit, dy super-ushqime. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i beta-karotene, vitaminës A dhe karbohidrateve të shëndetshme.
Përbërësit
- 3 kupa ujë
- 3 kupa me patate të ëmbla të qëruara, të prera në kubikë
- ¼ kupë me xhenxhefil të freskët të prerë hollë
- 2 lugë gjelle sheqer
- ¾ lugë çaji kripë
Përgatitja
Vini ujin të vlojë në një tigan të madh. Shtoni përbërësit. Mbylleni tiganin me kapak, ulni temperaturën e sobës dhe lëreni të ziejnë për 30 minuta. Gjysmën e patateve të ëmbla të ziera pak e kaloni në blendër dhe i shtypni mirë derisa të bëhen pure. Masën e përgatitur e kaloni sërish në tigan, gatuajeni në një temperaturë mesatare derisa të zihen mirë të gjithë përbërësit. I hidhni sipër pak majdanoz dhe supa është gati.
Ju bëftë mirë!


