Supë me presh, koper dhe limon

Blerina Bombaj, dietologe

Për 6 racione:

  • 1kg presh
  • 450gr patate
  • 2 thelpinj të vegjël hudhër
  • ½ lugë çaji curry*
  • 1 tufë koper
  • lëkurën e ½ limoni
  • ½ limoni të shtrydhur
  • pak kripë, pak piper
  • Pak vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 150gr lëng pule
  • 6 gota ujë

Përgatitja

  1. Kaverdisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri në zjarr mesatar, për pak minuta. Shtoni curry-n.
  2. Shtoni lëngun e pulës, ujin dhe patatet.
  3. I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin.
  4. Provoni për kripë, piper.
  5. Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë përbërjen në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një valë të fundit.
  6. Duhet të bëhet kremoze.

Një supë ideale edhe për fëmijë të vegjël, pasi preshi është një perime e pasur në hekur, vitaminë B6, acid folik, dhe vitaminë A.

Curry është një miks erëzash aziatike, me aromë shumë të veçantë dhe karakteristike e cila përmirëson shumë shijen e disa gatimeve.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin