Supë me qiqra dhe spinaq, shijet e shëndetshme mesdhetare

Recetë nga dietologia Blerina Bombaj

Spinaq me qiqra

Përbërësit për 4 racione:

  • 1kg Spinaq
  • 5 qepë të njoma dhe ½ kokërr të thatë, të grira hollë
  • 2 karota në rende
  • 2 domate të prera në kubikë të vegjël. Preferohet t’u hiqet cipa.
  • 200gr qiqra të lëna ne ujë një natë më parë
  • 1 tufë kopër, 1 tufë majdanoz
  • 60gr djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:
Zieni qiqrat pasi i keni lënë një natë në ujë dhe e keni derdhur atë.
Kavërdisni qepët. Hidhni karotat e më pas domatet. Shtoni spinaqin dhe përzieni. Shtoni një filxhan kafeje nga lëngu i zierjes së qiqrave. 5-6minutat e fundit shton qiqrat dhe erëzat.
E shërbeni me pak djathë të bardhë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin