Kryefaqja Box 5 Supe me thjerreza

Supe me thjerreza

0
Shpërndaje
Blerina Bombaj
1/4 kupe vaj ulliri ekstra te virgjer
1 qepe te madhe, te prere ne kubike
2 karrota, te prere ne kubike
3 thelpi hudhra, te grira
2 luge salce domateje
2 gjethe dafine
230gr. thjerreza
425gr. domate te prera ne kubike
1.5 luge caji kripe
piper i zi, sipas shijes
1. Ne nje tenxhere te madhe, ne zjarr mesatar, vendosni vajin. Skuqni qepet dhe karrotat derisa te kene marre nje ngjyre te kafte, perreth 5-7 minuta. Vendosni duke kavardisur hudhren, salcen e domates dhe gjethet e dafines. Pasi te jene shtuar perberesit, vazhdoni t’i kavardisni perreth 1 minute.
2. Vendosni me pas thjerrezat, domatet dhe 5 kupa uje. Lerini ne zjarr te larte derisa te ziejne. Me pas, ne zjarr te ulet, lerini te ziejne derisa thjerrezat te jene zbutur, perreth 25-30 minuta, duke i kavardisur here pas here. Hiqni me pas gjethet e dafines.
3. Nese doni nje supe kremoze, mund te perdorni nje mikser dore per ta bere te tille.
4. Marinojeni ne fund me kripe e piper, sipas deshires.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here