Rolina Naço, dietologe
E veçanta e saj, përvec shijes së mirë, është dhe përmbajtja e ulët në yndyrë shtazore!
Përbërësit:
-bajame të pa pjekura i vendosni në ujë që të zbuten edhe më pas mund t’i qëroni.
– pak kripë, piper, rigon
– majdanoz, nenexhik ose rozmarinë
(3 përberës me veti antitumorale) të lara dhe të thara mirë
– Hudhër të qëruar dhe spec djegës nëse e pëlqeni shijen e tij
Në një mikser të vogël duhet të rrihen të gjitha së bashku për 5 minuta dhe salca është gati për të shoqëruar gatimet.
Si për shembull
1) makaronat,
2) rizoto
3) sallata të ndryshme por dhe thjesht për të lyer bukën e thekur
Ju bëftë mirë!


