SUT, njerëzit presin radhën përtokë

Denisa Canameti

Kushtet në Spitalin Universitar të Traumës janë përmendur shpeshherë në artikuj të ndryshëm të gazetës “Shëndet+” duke e SUT 16 janar 2015 (1) SUT 16 janar 2015 (2)vënë theksin te mungesat e pafundme që ka në të. Kur flitet për mungesa dhe për kushte, sigurisht që flitet për plotësimin e kushteve minimale si pajisja me një stol  për të pritur. Familjarët janë vërtet të mërzitur me këtë situatë që, siç duket, nuk do të ndryshojë kurrë. Ky rast (shiko foton) nuk është i vetmi. Kjo situatë është e njëjtë çdo ditë në spital.

E si të mos mjaftojë mungesa e stolave, temperaturat e ulëta janë një tjetër problem që edhe brenda spitalit njerëzit e sidomos fëmijët janë të detyruar të mbërthehen me shallë e me kapuçë që shpesh nuk janë mbrojtës maksimal, duke ndikuar në shfaqjen e të tjera problematikave si viroza të ndryshme që këto kohë janë në pikun e tyre.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën