Receta e shumëkërkuar/ Blerina Bombaj, dietologe
Përbërësit
10 kumbulla vishnje, të thara- 10 fiq të tharë
- 1lugë kanellë
- 3-4 bajame të thërmuara
- 1 lugë kakao organik
- ½ luge fara susami
- ½ lugë fara lini
- ½ fara chia
- 1 lugë mjaltë
- 1 lugë ujë
Përgatitja:
- Fillimisht bluani frutat e thara në një makineri grirëse. Më pas i hidhni përbërësit e tjerë dhe bluajini derisa të formohet një masë uniforme si brumë.
- Me duar vendoseni përbërjen në një enë të sheshtë për t’i dhënë formën që dëshironi dhe e lini të thahet nga të dy anët.
- Ruajeni në frigorifer për ta konsumuar edhe ditët në vazhdim.
Ky ushqim është i pasur në:
- Fibra bimore – të dobishme për aparatin tretës
- Yndyrna Omega 3 – ushqyes për zemrën dhe trurin
- Proteina – ndihmojnë metabolizmin e sheqerit, ushqejnë muskujt
- Magnez – ushqyes për sistemin neuromuskular, i nevojshëm për metabolizmin e sheqerit dhe parandalimin e diabetit
- Kalcium – i nevojshëm për shëndetin e masës muskulare
- Hekur – i nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut
- Antioksidantë – për të mbrojtur qelizat tona nga sulmues të përditshëm
Sugjerimi ynë:
“Nëse e shoqëroni me një gotë qumësht të freskët, të ngrohtë, ky është mëngjesi ideal për të fituar rregullsinë e aparatit dhe për të parandaluar kapsllëkun. Nëse fëmija juaj vuan nga kapsllëku mund t’i jepni 90ml lëng kumbulle çdo mëngjes në stomak bosh”
“Lëngu i vishnjeve është gjithashtu i dobishëm për aparatin tretës, si dhe për të luftuar aneminë. Mjafton të zieni kumbullat dhe t’i ëmbëlsoni me pak mjaltë dhe kanellë”
“Nëse jeni në kërkim të rënies në peshë atëherë mund të zëvendësoni kakaon me kafe të thërmuar”.


