Kombinimi i qumështit me orizin ofron aminoacide të ndryshme të cilat së bashku formojnë proteina më të kompletuara por, kryesorja në këtë kombinim është aftësia e rritjes së serotoninës. Kjo na bën më të qetë dhe përpara gjumit është shumë e nevojshme. Ndërkohë, kanella është një erzë me veprim shumë pozitiv në rregullimin e sheqerit.
500ml uje + 2 lugë
pak kripë
një stekë vanilje
një copë lëvore limoni
200gr oriz i imët
500ml qumësht
1 lugë miell patatesh
120gr sheqer kaf
kanellë pluhur
Përgatitja:
Zieni ujin me kripën, vaniljen dhe lëvoren e limonit. Hiqni lëkurën e limonit dhe vaniljen dhe shtoni orizin, ulni zjarrin dhe përzieni që të mos ngjisë. Ndërkohë vloni qumështin dhe pastaj shtoni dhe orizin. Në një enë të vogël tretni miellin e patateve me 2 lugë të mëdha ujë dhe hidhjani orizit. Hidhini sheqerin, zieni për 15minuta në zjarr të avashtë duke e trazuar. Hidheni nëpër tasa individual dhe lëreni të ftohet plotësisht./Blerina Bombaj, dietologe


