Përshëndetje, doktor! Jam diagnostikuar me copd prej një viti. Jam mjekuar një vit me pompë setretide pastaj një muaj me
indacaterol, pas ndërprerjes prej dy ditësh spirometria përcakton obstruksion i lehtë. S’di ç’të bëj, ta ndërpres indacaterolin çdo ditë apo mund ta vazhdoj një herë në dy ditë ose më shumë. Me respekt, Iliri!
Përgjigjja nga mjeku Altin Habazaj:
Sugjeroj që pacienti të mos e ndërpresë indacaterolin, por ta vazhdojë një herë në ditë (jo dy herë apo më shumë, pasi formulimi është 24 orësh).
Këtë medikament e gjen në dy lloje dozash: 150mcg dhe 300 mcg. Pacienti ta fillojë me 150mcg. Gjithsesi, këshillohet komsulta me mjekun specialist sepse sot stadifikimi i copd nuk bazohet vetëm tek Spirometria (provat funksionale), por edhe tek klinika.


